Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr panxhar
400 ml lëng perimesh
200 gr kuinoa
1 spec i kuq
4-5 qepë të njoma
Nenexhik I freskët
½ tufë majdanoz
Lëngu dhe lëkura e 1 limoni
2 lgj vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi

Fillimisht ziejmë panxharin dhe pasi të ftohet pak e qërojmë dhe më pas e presim në kubikë me brinjë 1 cm. Vendosim lëngun e perimeve për të zjerë dhe pasi shpëlajmë kuinoan me ujë të ngrohtë e hedhim në tenxhere të ziejë për 20 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë kjo kohë e largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë të mbuluar për 15 minuta, më pas e thërrmojmë me pirun dhe e lemë të ftohet.

Ndërkohë specin e kuq e pastrojmë mirë nga farat dhe fijet e brendshme dhe e presim dhe këtë në kubikë njësoj si panxharin. Qepët e njoma i presim në unaza të vogla. Zgjedhim gjethet e majdanozit dhe disa gjethe nenexhiku dhe i grijmë. Limonit të larë mirë i grijmë pak lëkurë (1 lugë kafeje) dhe e shtrydhim.

Përziejmë lëngun e limonit me pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri Olitalia. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë në një tas duke shtuar në fund dresingun e përgatitur. E servirim më pas në porcione të veçanta duke shtuar në fund dhe disa gjethe mente.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb