Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr kungull të njomë
1 kokërr domate
2 qepë të njoma
2 kokrra vezë të ziera
½ tufë koper
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Tabasko

Lajmë kungullin e njomë, heqim ekstremet dhe e presim në feta, ndërsa pjesën e fundit të kungullit e presim në kubikë të vegjël. Edhe domatet i presim në kubikë të vegjël pasi ti kemi larguar farat. Presim dhe qepët e njoma në unaza të holla dhe të gjithë këta përbërës i trazojmë në një tas duke shtuar kopër të grirë, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe pak tabasko. Në fund sallatës i shtojmë vezët e ziera të prera për se gjati.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: