Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 filxhan çaji kus kus, 3 speca me ngjyra të ndryshme, 1-2 domate, 1-2 kastravec, 1 tufë majdanoz, Cipë dhe lëng limoni, Vaj ulliri
Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim kus kusin në ujë të nxehtë me kripë në raportin 1 me 2 për 10 minuta. Më pas e lemë të ftohet pak mbuluar me pecetë kuzhine dhe më pas e marinojmë me vaj ulliri dhe ëng limoni.

Presim në kubikë kastravecin dhe domatet, ndërsa specat i presim në shkopinj të hollë. Pasi kus kusi të jetë marinuar e vendosim në një sallatiere ku shtojmë perimet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e kemi gati për ta servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb