Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr lakër
2 portokalle
1 limon (lëng + cipë)
150 gr ullinj
1 presh (pjesa e bardhë)
4 lgj vaj ulliri
2 lgj uthull
Kripë, piper

Fillimisht presim hollë pjesën e bardhë të preshit dhe lakrën e bardhë dhe e vendosim në një sallatiere. Një portokall e presim në feta dhe e shtojmë tek lakra, ndërsa portokallin tjetër e shtrydhim bashkë me një limon (grijmë dhe pak cipë limoni) dhe e trazojmë me vaj ulliri, uthull, kripë dhe piper. E përziejmë mirë derisa të krijohet një salcë e lidhur dhe e shtojmë mbi sallatën me lakër duke shtuar në fund dhe ullinjtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb