Nga: ZONJA VJOLLCA*

350 gr fileto pule
70 gr xhinxhër
4 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
½ lakër e kuqe
2 karrota
1 spec jeshil
1 tufë majdanoz
Nenexhik të freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle salcë soje
Kripë

Paraprakisht vendosim filetot e pulës të ziejnë në ujë me kripë me disa feta xhinxhër, feta limoni dhe katër thelpinj hudhër të shtypur. Ndërkohë grijmë imët lakrën e kuqe dhe e vendosim në një tas. Grijmë karrotat në rende dhe i vendosim mbi lakër duke shtuar majdanoz dhe nenexhik. Largojmë filetot e pulës nga zjarri, i lemë të ftohen pak dhe më pas i copëtojmë me duar në copëza fije fije. Në një tas trazojmë lëngun e një limoni me vajin e ullirit, salcën e sojës, kripë dhe një spec jeshil të prerë në kubikë të vegjël dhe e shtojmë mbi sallatë duke e trazuar mirë.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: