Nga: ZONJA ENEIDA

Sallatë jeshile
Sallatë rukola
Domate qershi
100 gr makarona të zjera
4-5 domate të thara
50 gr qiqra
5 lugë djathë kaçkavall
1 lugë kaperi

Për kremin balsamik:
30 ml vaj ulliri
20 ml aceto balsamike
Pak kripë
1 lugë gjelle mjaltë

Për të përgatitur kremin balsamik rrahim aceton balsamike me mjaltë dhe shtojmë gradualisht vajin e ullirit derisa të trashet.

Bashkojmë gjithë përbërësit e sallatës, i shtojmë kremin dhe e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb