Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 gjokse pule
4 patate
3 lugë majonezë
3 lugë salcë kosi
1 lugë mustardë
3-4 kastraveca turshi
2 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
Një degë selino

Përgatitja
Mishin e pulës e skuqim më parë me 1 lugë vaj ulliri, sa të marri ngjyrë nga jashtë, shtojmë ujë dhe e ziejmë pak. Ndërkohë patatet i presim në copa të mëdha, i ziejmë dhe i lëmë të ftohen.
Trazojmë majonezën me salcën e kosit,mustarden dhe kripën. Presim në kubikë kastravecat dhe i shtojmë ne të. Brenda te salca shtojmë patate dhe mishin e pulës të cilin e kemi bërë fije fije.
E trazojmë dhe e servirim me kopër lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb