Nga: ZONJA VJOLLCA*

1 avokado

2 mollë

2 qepë të njoma

1 shegë

2 lgj lëng limoni

3 lgj vaj ulliri

1 lç mjaltë

Kripë

Spec i kuq djegës

Fillimisht pastrojmë shegën duke nxjerrë kokrrat. Shtojmë mbi kokrrat e shegës vaj ulliri, lëng limoni, mjaltë, kripë dhe spec djegës të thërrmuar. Pastrojmë avokadon nga lëkura dhe e presim atë në kolona të hollë, të njëjtën gjë bëjmë edhe me mollët. Vendosim fetat e mollës dhe avokados në një pjatë. Shtojmë dhe qepët e njoma (vetëm bishtat) të prera në shirita të hollë dhe në fund e spërkasim sallatën me kokrrat e shegës bashkë me marinadën.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: