Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr njoki
4 speca me ngjyra të ndryshme
1 kokërr qepë
100 ml lëng perimesh
1 lgj uthull vere të bardhë
3 qepë të njoma (bishtat)
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tigan vendosim vajin e ullirit, kaurdisim fillimisht qepën të grirë shumë imët për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë specat të prera në kubikë. I trazojmë specat me qepën për 1 minutë derisa ato të ngrohen dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve dhe i lemë të ziejnë për 3 minuta duke i rregulluar me kripë dhe piper të zi. Në fund shtojmë pak uthull dhe e largojmë tiganin nga zjarri. Ndërkohë vendosim njokit të ziejnë në ujë të vluar me kripë për 3-5 minuta derisa ato të ngjiten në sipërfaqe të ujit. I kullojmë dhe i trazojmë me specat. Bishtat e qepëve të njoma i presim në unaza dhe i shtojmë mbi sallatën me njoki pasi ti kemi servirur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: