Nga: ZONJA KATERINA

2-3 patëllxhanë
2-3 domate
100 gr djathë të bardhë
1-2 thelpinj hudhër
Majdanoz/nenexhik/borzilok
Uthull molle
Vaj ulliri

Presim patëllxhanët në feta të gjata ose të rrumbullakëta, i spërkasim me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë ose në një tigan që nuk ngjit.

Ndërkohë në një sallatiere vendosim domatet të prera në kubikë, shtojmë fetat e patëllxhanit, djathin e bardhë të prerë gjithashtu në kubikë të vegjël dhe erëzat e freskëta. Vajin e ullirit e përziejmë me uthullën dhe hudhrën e grirë imët dhe marinojmë sallatën. E lemë për disa minuta që sallata të marinohet dhe më pas e kemi gati për t’a konsumuar.

Shënim: Nëse patëllxhanët i kemi prerë në feta për së gjati mund t’i servirim si role të vogla mbushur me domatet, erëzat dhe djathin e bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb