NGA ZONJA VJOLLCA*

1 tufë sallate
2-3 karota
1 kastravec
300 gr tul bifteku
1 kokërr qepë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji salcë speci

Për salcën marinuese:
200 gr salcë kosi
2 lugë gjelle qumësht
2 lugë gjelle uthull vere
1 lugë çaji mustardë
1 lugë çaji mjaltë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht skuqim mishin nga të dyja anët për 4 minuta secilën anë. E largojmë më pas nga tigani dhe e lemë të ftohet. Përgatisim salcën duke trazuar në një enë salcën e kosit me qumështin, uthullën, mustardën, mjaltin, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë derisa të realizohet një salcë kremoze. Presim në shirita të hollë karotën, sallatën, kastravecët dhe mishin e pjekur. Kaurdisim për 5 minuta në 2 luge vaj ulliri qepën të prerë në unaza, më pas shtojmë pak salcë speci. Në një tas të thellë të tejdukshëm vendosim një shtresë sallatë, një shtresë salcë, përsëri një shtresë sallatë perimesh, një shtresë salcë. Në fund vendosim mishin të prerë në shirita dhe qepën e kaurdisur. E pudrosim sipas dëshirës sallatën me majdanoz.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: