Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gram qiqra, 1 koncentrat perimesh, Speca me ngjyra, 1 karrote, 100 gram stika pishe, 1 tufez majdanoz, 3-4 luge gjelle vaj ulliri
1-2 limona, 1-2 portokalle, 3- 4 luge gjelle tahine, ½ luge kerri, 1 lgj piper roze, Rrush te thate I bardhe, Kripe, piper te zi.

Përgatitja

Si fillim, qiqrat I leme per nje nate ne uje te bollshem, duke I shtuar 1 maje luge sheqer pasi I ndihmon te ziejne shpejt. Te nesermen I shpelajme dhe I veme te ziejne duke shtuar uje 2 gisht me lart se masa.

Aty shtojme edhe 1 koncentrat perimesh. Pas zierjes, I leme te ftohen.

Nderkohe presim specat me ngjyra ne kubike te vegjel, bashke me to edhe karroten, qepen dhe majdanozin. Me pas, pergatisim salcen duke perzier lengun e portokallit, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe tahinen. Tek qiqrat e ftohura shtojme perimet dhe salcen dhe vazhdojme ti trazojme mire. Ne fund shtojme majdanozin e grire imet dhe stikat e pishes te cilat me pare I kemi pjekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb