Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr qiqra
1 filxhan çaji bullgur
2 karota
1 degë selino
1 qepë e thatë
4 lugë kërpudha konservë
2 qepë të njoma
1 tufë kopër
2 lugë lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja

Qiqrat dhe bullgurin i vendosim në ujë një natë përpara. U derdhim ujin qiqrave dhe i vendosim në zierje.
Në një tigan të thellë shtojmë karotën dhe qepët e njoma të prera imët dhe i skuqim. Më pas shtojmë bullgurin dhe i ziejmë në raport 1 bullgur, 2 ujë. Pasi janë zierë shtojmë qiqrat dhe kërpudhat.
Në një tigan tjetër skuqim qepën dhe i shtojmë pak ujë të zbutet. Më pas e kalojmë në blender me vaj ulliri, lëngun e limonit, koprën, kripë dhe piper të zi
I grijmë bashkë dhe ia shtojmë bullgurit me qiqra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb