NGA ZONJA VJOLLCA

1 kuti qiqra
1 qepë e kuqe
2 degë selino
1-2 speca të kuq
1 kastravec
1 tufë e vogël sallatë jeshile
4 lgj vaj ulliri
2 lgj uthull
½ lëng limoni
Kripë

Fillimisht shpëlajmë qiqrat dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë qepën e kuqe të prerë në kubikë të vegjël, selinon të larë të pastruar nga fijet dhe të prerë në kubikë, kastravecin dhe specin të pastruar nga farat dhe të prerë dhe atë në kubikë. Të gjitha perimet i përziejmë së bashku duke shtuar dhe pak sallatë jeshile dhe në fund e marinojmë sallatën me kripë, lëng limoni, pak uthull dhe vaj ulliri.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: