Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit: 4 racione shalqi, 300 gr rukola, 200 gr djathe të bardhë, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj lëng limoni, 1-2 lgj fara susami, Gjethe borziloku, Kripë, piper

Presim shalqinin në kubikë, gjithashtu dhe djathin e bardhë e presim në kubikë. Përziejmë në një enë vajin e ullirit me limonin derisa salca të homogjenizohet. Në një tigan kaurdisim lehtë farat e susamit dhe më pas montojmë sallatën.

Në një sallatiere vendosim rukolën e larë, kubikët e shalqinit dhe djathit dhe e spërkasim me farat e susamit dhe me salcën me vaj dhe limon.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb