Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr spinaq
40 gr bajame
1 kokërr qepë
1thelpi hudhër
1 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
½ shegë
100 gr kos
½ kokërr limon

Fillimisht përgatisim përbërësit e sallatës: lajmë spianqin, presim bajamet në copëza të vogla, qepën dhe hudhrën e qërojmë dhe e presim në kubikë të vegjël.
Në një tigan pa yndyrë vendosim bajamet dhe sapo të zverdhen i largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine. Vendosim në tigan pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të bëhen transparente. Më pas shtojmë spinaqin, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e vendosim në pjatë. E mbulojmë spinaqin me kokrrat e shegës dhe me bajamet e pjekura. Përgatisim dhe salcën marinuese duke trazuar lëngun e limonit me kosin, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë dhe spërkasim sallatën duke e dekoruar me 2-3 feta limoni.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: