Nga: ZONJA VJOLLCA
SALLATE ME SPINAQ

1 tufë spinaq
150 gr proshutë të tymosur
1 lugë kafeje gjalpë
2 lugë gjelle ajkë
2 lugë gjelle majonezë
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull molle
1 lugë gjelle limon
100 gr djathe të bardhë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht thajmë dhe presim shumë hollë spinaqin, të cilin e vendosim në një tas të madh. Përgatisim salcën duke vendosur në një tas majonezë, ajkë, vaj ulliri, uthull molle, lëng limoni, kripë dhe piper të zi. Në një tigan me pak gjalpë vendosim proshutën, e lemë në zjarr derisa ajo të bëhet krokante. Trazojmë salcën e përgatitur me spinaqin, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të bardhë të grirë në rende dhe kubikë proshute.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb