Nga: ZONJA KATERINA

10 vezë të ziera
1 tufë rukola
1 tufëz koper
Kripë, piper i zi
Piper i kuq speci

Majonezë e bërë vetë:
1 të verdhë veze
1 filxhan vaj
1 lç mustardë
1 lgj uthull / lëng limoni
Kripë, piper

Përziejmë të verdhën e vezës me mustardën, kripën dhe piperin e zi. Shtojmë më pas vajin avash avash (në formë peri) duke e përzjerë sa të lidhet e të kthehet në trajtë kremoze. Në fund shtojmë pak uthull ose lëng limoni.

Vezët e ziera i presim në mes dhe ndajmë veç të verdhat, veç të bardhat. Të verdhat e vezëve i thërrmojmë dhe i përziejmë me majonezën e përgatitur duke shtuar dhe koper të grirë hollë.

Në një pjatancë vendosim pjesët e bardha të vezëve në mënyrë rrethore. Salcën e përgatitur me majonezë dhe të verdha vezëzh e vendosim në një qeskë pastiçerie dhe mbushim të bardhat e vezëve. Në qendër të pjatancës vendosim rukolën të cilën e kemi marinuar me vaj ulliri, uthull, limon, kripë dhe piper. Në fund fare spërkasim vezët e mbushura me pak të verdhë veze të grirë në sitë dhe me piper të kuq pluhur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb