Nga: ZONJA KATERINA

1 filxhan çaji fasule të ziera
4-5 kastravecë turshi
3-4 thelpinj hudhër
1 spec djegës
4-5 lgj vaj ulliri
Lëng limoni ose uthull

Fillimisht kemi zierë fasulet, i kullojmë dhe i vendosim në një makinë grirëse ku i kthejmë në pure. E vendosim purenë e fasuleve në një enë qelqi ku shtojmë kastravecat turshi të prerë në kubikë shumë të vegjël, hudhrat e e grira në rende dhe specin djegës e grirë shumë imët. Rregullojmë shijen me lëng limoni / uthull dhe vaj ulliri dhe e trazojmë mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb