Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 fetëza salmon, 500 gr makarona, 50 gr spinaq, 1 kokërr qepë, 2 kokrra domate, 2 thelpinj hudhër, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lugë gjalpë
Kripë, piper.

Përgatitja

Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe vendosim hudhrat të plota në mënyrë që të aromatizojmë vajin. Më pas shtojmë qepën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Sapo qepa të zbutet shtojmë domatet të prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen.

Në të njëjtën kohë, paralelisht vendosim në një tenxhere tjetër makaronat të vlojnë në ujë të bollshëm me kripë. Pasi makaronat të kenë zjerë i largojmë nga uji i zierjes dhe po në atë ujë vendosim në një sitë salmonin dhe e lemë të ziejë për pak minuta. Më pas të njëjtin veprim bëjmë dhe me spinaqin duke e lenë të zbutet në ujin e vluar të makaronave për 1-2 minuta.

Pasi gatimi të ketë përfunduar servirim në një pjatë makaronat me nga një fetëz salmon me pak spinaq dhe me salcën e përgatitur me qepë dhe domate.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb