Nga: ENEIDA CAKERRI

1 fetë salmon e ndarë në 2 pjesë
2 lugë mustardë
1 lugë e vogël pastë kerri
2 lugë lëng limoni
Një dorë stika të grira
300 gr oriz basmati Zeeba
50 gr qiqra të ziera
250 ml lëng perimesh me:
1 karotë
100 gr bizele
1 qepë
1 degë selino
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Kopër

Salmonin e ndajmë në dy pjesë dhe e pastrojmë nga halat. Bëjmë bashkë salcën kerri me mustardën, kripën, lëngun e limonit. Lyejmë salmonin me të dhe e lëmë të marinohet në frigorifer mundësisht që nga darka deri ditën tjetër që do ta gatuajmë. Nëse nuk keni mundësi, edhe 1 orë është mjaftueshëm. Nga lart i vendosim stikat e grira që të ngjiten te salca që përgatitëm. E kalojmë në tavë me vaj ulliri, e pjekim për 20 minuta me 220 gradë.
Karotat i bëjmë copa të vogla, qepën e ndajmë më katërsh dhe selinonë në feta. I shtojmë në një tenxhere me ujë bashkë me bizelet dhe i ziejmë. Më pas heqim 250 ml ujë, e kalojmë në një tas dhe shtojmë kus kusin. E mbulojmë dhe e lëmë 5-7 minuta. Më pas e shkrifëtojmë me pirun. Perimet e zjera i kalojmë me vaj ulliri në tigan. Shtojmë kripë dhe i gatuajmë me temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë nga jashtë. Shtojmë kus kusin dhe i trazojmë të marri shijen e perimeve. E servirim me fetat e salmonit nga lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb