Aktori Salsano Rrapi dhe partnerja e tij Erjona Kakeli janë bërë prindër të një vajze të dielën. Pak javë më parë u publikua lajmi se Erjona dhe Salsano ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, edhe pse ata vetë nuk kanë bërë asgjë publike në lidhje me këtë lajm.

Revista “Who”, e cila citon burime të afërta nga çifti, pohon se Erjona ka sjellë në jetë fëmijën e parë ditën e diel. Nuk dihet ende emri i vajzës dhe as detaje të tjera, pasi të dy aktorët janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private.

Salsano dhe Erjona kanë një histori të gjatë dashurie bashkë, pothuaj 10-vjeçare dhe prej më shumë se 5-vjetësh bashkëjetojnë. Marrëdhënien e tyre janë përpjekur ta mbajmë gjithmonë larg vëmendjes mediatike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: