Largimi i Gonzalo Higuainit te Çelsi ka lënë shije të hidhur te të gjithë milanistët, që pas Bonuçit, shikojnë një tjetër lojtar me potencial të jashtëzakonshëm të ndërrojë ambient shumë shpejt.

Edhe Mateo Salvini, Ministri i Rendit i Italisë, ka përshëndetur në mënyrën e tij transferimin e argjentinasit në Londër.

“Jam shumë i lumtur për largimin e Higuainit. Lidhja me fanellën është thelbësore dhe nëse një si ai ikën dhe ne fitojmë ndeshjen e radhës, atëherë le të ikë. Mua nuk më pëlqejnë mercenarët”, është shprehur ai.

Zv/kryeministri, tifoz i madh i Milanit, nga ana tjetër promovon blerjen më të fundit, Kristof Piatek, duke e mirëpritur me një batutë të stilit të tij. “Më pëlqen shumë, pastaj mbi të gjitha është komunitar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb