ITALI– “Dikush nuk e ka respektuar kontratën dhe një ish-ministër ka nënshkruar koncensionin absurd për autostradën. Inspektorët bënë gjithçka nga shtëpia, duke sjellë kështu taksa të humbura”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini për Tgcom24. “Pyes veten se kush ka qenë ai ish-ministër që ka nënshkruar këto akte. Thjesht paaftësi”, shtoi ai.

Teksa ndalet tek fakti nëse do të revokohet koncensioni për autostradën, Salvini pohon se: “Ne nuk jemi në treg, ka 40 të vdekur. Nëse autostrada hap ‘portofolin’ kryen vetëm një pjesë minimale të detyrës. Pavarësisht kësaj, qëndrimi i qeverisë do të jetë rigoroz”, ndërsa nxjerr në pah edhe faktin se mes të zhdukurve mund të ketë ende të mbijetuar nën rrënojat e urës Morandi. Ndërkohë ai iu përgjigje dhe të gjitha aludimeve se qeveria italiane është ‘ndarë’ pas debateve për autostradën që solli tragjedia në Genova. Ai mohoi kategorikisht këtë zëra, ndërsa është përqendruar tek ajo çka ndodhi.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje, vetëm drejtësi” – nënvizoi zëvendëskryeministri. Ai tha se kërkon si shtetas italian që të zbardhet e vërteta, pra faktin se kush ka gabuar në këtë mes. “Italia ka të drejtë të rifitojë sovranitetin e saj. Ndoshta shumë kryetarë bashkie apo dhe komuna në Itali që nuk kanë mjaftueshëm buxhet. Por nuk është e mundur që Evropa të vendosë se kur do të dalim në pension apo kur do të ulim taksat. Italia ka çdo të drejtë të rifitojë të gjithë sovranitetin dhe lirinë e zgjedhjes. Nevojiten 40 miliardë euro për problemet hidrogjeologjike. Ne do shpenzojmë gjithçka, pa marrë parasysh kufizimet”, tha Salvini.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: