Mateo Salvini i përgjigjet Leonardos pas deklaratës së drejtuesit brazilian të Milanit se kishte 1000 arsye për ta ndërprerë ndeshjen, referuar koreve raciste ngaj Bakajokos. Ministri i Brendshëm italian, prezent një mbledhje elektorale në Katania, ka komentuar kështu eliminimin e Milanit nga Kupa e Italisë. “Lexova intervistën e Leonardos që kërkonte ndërprerjen e ndeshjes për korin e një budallai. Koret e budallenjve nuk frenohen nga ndërprerjet e ndeshjeve, por nga 99% e tifozëve, që janë me edukatë dhe të respektueshëm”.

“Që një drejtues i një ekipi prestigjioz si Milani, të kapet pas pezullimit të ndeshjes dhe të bëjë polemika me arbitrat, si tifoz, si italian dhe si ministër, më duket e çuditshme. Nuk është kompetencë e ministrit të brendshëm të vendosë se cili do të jetë trajner i Milanit. Si tifoz do të dëshiroja që djali im, i cili sot është 16 vjeç, ta shihte Milanin të fitonte diçka përpara se dilte në pension”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: