‘Isha gruaja më e famshme në Britaninë e Madhe…’, tregon Samantha Fox për ‘The Sun’, tabloidi që në 1983 e lançoi si modele e faqes historike Page 3, ku vajza e bukur shfaqej topless dhe toplessi i saj ishte vërtetë një spektakël, deri në atë pikë, siç tregon këngëtarja që tani është 54-vjeç, agjenti im më këshilloi të siguroja çdo gjoks për 500 mijë sterlina secilën…’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai set fotografik i nxehtë u bë trampolina drejt një bote ‘të artë’, si një prej artisteve më të suksesshme si popstar, me më shumë se 30 milion disqe të shitura. Sam u bë vajza e parë që firmosi ekskluzivisht me ‘The Sun’, që do të thoshte të pozonte për çfarë do lloj set-i fotografik. Teksa ka festuar disa ditë më parë përvjetorin e fotos së saj të parë të publikuar nga tabloidi këngëtarja zbulon se si në kulmin e karrierës si modele, gjoksi i saj ishte bërë aq i famshëm duke bërë që agjenti i saj ti thoshte asaj që duhet ta siguronte: ‘Më tha që nëse Betty Gramble siguroi këmbët, ti mund të sigurosh gjoksin tënd’.

‘Ka qenë një periudhë e çmendur. Edhe pse punoja ekskluzivisht për The Sun, më kërkohej të hapja shumë dyqane të mëdha, më kërkohej të merrja pjesë në spektakle, të firmosja autografe në dyqanet e mëdha”. Samantha ishte bërë aq e famshme sa që duhet të lëvizte vetëm me truproje për të mos u ‘sulmuar’ nga fansat e shumtë: Mendoj që u bëra popullore për faktin se kisha një pamje të bukur, por besoj se dhe më pëlqyer kur kuptuan që isha një vajzë e klasës punëtore për së mbari…’

Ylli u tërhoq nga bota e modës në 1986 dhe filloi karrierën muzikore. Ai që i dha një shtysë karrierës së saj ishte pikërisht Fred Mercury, që në 1986, gjatë një feste
në Kensington Roof Gardens të Londrës, pas një koncerti të Queen në Wembley, e ngjiti në skenë me të për të kënduar në duet “Tutti Frutti”: “Nga ajo ditë u gjenda në faqet e para të gazetave dhe që atëherë njerëzit filluan të më merrnin seriozisht për sa i takon muzikës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb