Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet.

Në fjalën e tij Berisha foli mbi samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në tiranë më 6 dhjetor.

“Jemi në prag të një momenti historik jo vetëm për PD por për shoqërinë shqiptare. Kjo sepse në datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të PD dhe ato të Ballkanit Perëndimor në një samit. Ky është nder i papërsëritshëm për Shqipërinë, përzgjedhje gjeostrategjike e rëndi strategjike me të cilën Europa i thotë Putinit e të tjerëve se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Samiti në rrafshin strategjik, në interes absolut të shqiptarëve dhe i jep goditje të rëndë e fatale projektit të Vucicit, Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur i mbështetur haptas nga Lavrov, e jo më pak nga Soros e pasardhësi i tij Aleksis.
Edhe në këtë kontekst, samiti është i mirëpritur”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: