TURQI – Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot dyfishimin e përpjekjeve për eliminimin ISIS-it, pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, në prag të samitit të G20-ës që po zhvillohet në Antalia (Turqi).

“Duhet të dyfishojmë përpjekjet me anëtarët e tjerë të koalicionit antixhihadist për sigurimin e një tranzicioni paqësor në Siri dhe për eliminimin e ISIS-it”, -deklaroi Obama para medias, pak përpara takimit me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-ës do të japë një mesazh shumë të fortë dhe shumë të ashpër për luftën kundër terrorizmit, pas atentateve vdekjeprurëse të Parisit.

“Mendoj se përgjigjja jonë për terrorizmin ndërkombëtar do të konkretizohet në një mënyrë shumë të fortë dhe të ashpër në samitin e G20-ës”,- deklaroi Erdogan.

Të paktën 129 persona u vranë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën pas atentateve në Paris, të premten në mbrëmje, ndërkohë që përgjegjësinë e mori grupi xhihadist, ISIS.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: