Demokratët beratas janë nisur drejt protestës së sotme në Tiranë në mënyrë të paorganizuar. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Kjo ka ndodhur pasi, siç edhe janë shprehur vetë drejtuesit e degëve të PD-së, ata ishin njoftuar se nuk do të lejoheshin nga policia të futeshin në Tiranë. Po kështu, edhe të gjithë administratorët e autobusëve dhe mikrobusëve të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos prenotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Mësohet se nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb