Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar se 16 vende nga anëtarët e Bashkimit Europian, gjatë mbajtjes së Samitit mes Unionit dhe Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar në mënyrë të drejt për drejtë ose të tërthortë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiç shtoi se nga disa është lënë të kuptohet dhe nga disa është thënë troç, që nëse Beogradi nuk vendos sanksione, atëherë Serbia duhet të largohet nga rruga europiane.

“Unë shoh që në vend ka një histeri të madhe kundër BE-së, por nuk duhet të mendojmë se mund të kemi partnerë më të mirë se ata të BE-së apo se mund të kemi ndonjë rrugë tjetër politike. Mos harroni se paratë që kemi, i kemi falë numrit të madh të investimeve, të cilat kryesisht janë nga BE-ja dhe mbështetjes që kemi nga Unioni”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb