Kryeministri bullgar Kiril Petkov pasi ka deklaruar nga Brukseli se ka shumë gjasa që veto e vendit të tij ndaj Maqedonisë së Veriut të mos hiqet sot, duke shuar shpresat për çeljen e negociatave, ka sulmuar drejtpërdrejtë paraardhësin e tij Bojko Borisov si njeriun që po mban peng integrimin e Ballakanit Perëndimor.

“Është personi më i pandershëm që njoh, në mëngjes thotë se dëshiron të mbështesë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke marrë një vendim të rëndësishëm dhe pasdite bllokon punën. Kjo lojë e dyfishtë, duke thënë një gjë dhe duke bërë një tjetër, ishte normale vitet e fundit kur Borisov ishte kryeministër edhe pse e kemi harruar në gjashtë muajt e fundit. Nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Petkov në nisje të samitit të BE-së.

Më këtë konstatim, Petrov ka hedhur në fushëbetejën e vendit të tij me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut emrin e një armiku për të cilin kërkon që ta cilësojnë të gjithë fajtorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb