TIRANE

Gazetarja e DW, Anila Shuka nga Berlini në  lidhje me skype për emisionin  “A-Show” në News 24 komentoi Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë. Samiti  mblodhi lider të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe të vendit tonë.

Adi Krasta- Çfarë ka ndodhur në samit në terma të përgjithshëm?

Nuk mund të them se kam qëne aty, por kam qenë përpara dyerve të samitit. Samiti përbëhej nga dy pjesë, pjesa e parë ishte takim i i punës dhe pushimi.

Pushimi pati biseda mes zonjës Merkel, Thaçit, Vuçiç dhe më pas ishte darka e punës ku u fol vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Në seancën e parë u fol për të gjithë problemet e njerëzve të ballkanit. Në darkë u fol për Kosovën dhe Serbinë.

Ajo që realizoi ishte një vazhdimësi, pra që do të ketë një vazhdimësi në çështjen e dialogut, por nuk arriti t’i bindë palët në çfarë kushtesh do hyjnë në këtë dialog.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb