Ministrja e jashtme Olta Xhacka zhvilloi sot një bisedë on line me me Komisionerin Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo.

Përmes një postimi në facebook, Xhacka tha se theksoi gjatë bisedës nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Diskutime të frytshme sot me Komisionerin Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb