Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikuan vendet që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me Sputnik-V apo vaksina kineze.

BE nuk i ka certifikuar ende këto vaksina, por disa vende me në krye Greqinë nxituan të pranojnë edhe turistët e vaksinuar me to për shkak të sezonit turistik.

Në këtë qasje, Merkel dhe Macron paralajmëruan se në kulmin e sezonit turistik mund të propozohen kufizime shtesë në BE për udhëtimet.

Ndërkohë nga Bloomberg mësohet se një zyrtar grek kundërshtoi dy krerët e shteteve më të rëndësishme të BE duke u  thënë se tashmë variant Delta i COVID-19 është përhapur në gjithë Europën dhe nuk ka nevojë për të marrë masa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb