Ukraina ka përdorur samitin e klimës, Cop27 për të vërtetuar se pushtimi i Rusisë po shkakton një katastrofë mjedisore dhe humanitare, me lëndët djegëse fosile.

Kievi ka dërguar zyrtarë në samitin në Sharm el-Sheikh, Egjipt, për të përcaktuar lidhjet midis luftës së nisur nga Rusia në 24 shkurt, kostos së lartë të energjisë për shkak të statusit të Rusisë si një furnizues kryesor i gazit dhe ngrohjes së planetit përmes emetimeve në luftime.

Ndihmës ministrja e Mjedisit e Ukrainës Svitlana Grynchuk, në fjalën e saj u shpreh se shpërthimet me bomba e armë, lëvizja e trupave dhe tankeve kanë ndotur ajrin, ujin dhe tokën.

Një e pesta e zonave të mbrojtura të Ukrainës janë shkatërruar nga lufta, dhe ndotja e tokave pjellore llogaritet të shkojë deri në 11.4 miliardë euro dëm.

“Kjo nuk është thjesht një luftë, ky është terrorizëm shtetëror dhe është ekocid. Pushtimi ka vrarë jetën e egër, ka gjeneruar ndotje dhe ka shkaktuar paqëndrueshmëri sociale. Shteti terrorist vazhdon të dërgojë raketa në termocentralet tona. Mjedisi ynë është nën kërcënim për shkak të këtij sulmi terrorist”, u shpreh Grynchuk.

Prioriteti i qeverisë ukrainase mbetet ndihma nga vendet ndërkombëtare për të ndihmuar në dëbimin e Rusisë nga territorin i saj.

Në një fjalim me video drejtuar delegatëve të Cop27 dhe liderëve botërorë, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se “nuk mund të ketë politikë efektive klimatike pa paqe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: