Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Antony Blinken, i cili është në Samitin për Demokracinë ka theksuar se SHBA po e mban premtimin e saj dhe se do të vazhdojë me përkushtim për forcimin e demokracisë dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara po mbajnë premtimet e bëra në Samitin për Demokracinë. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për të forcuar demokracinë, nxitur respektin për të drejtat e njeriut dhe luftuar korrupsionin përgjatë këtij viti veprimi”, kështu ka deklaruar sekretari i shtetit Antony Blinken.

Statusi:

“Shtetet e Bashkuara po mbajnë premtimet e bëra në Samitin për Demokracinë. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për të forcuar demokracinë, nxitur respektin për të drejtat e njeriut dhe luftuar korrupsionin përgjatë këtij viti veprimi”. Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken. Samiti për Demokracinë (https://bit.ly/3oRLoVC), i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, mblodhi së bashku udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, në përpjekjet tona të përbashkëta në përcaktimin e një plani të mbështetur nga të gjithë për ripërtëritjen demokratike dhe trajtimin e kërcënimeve më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot, përmes veprimit të përbashkët. Për të lexuar premtimet e shkruara nga delegacionet pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë, për forcimin e demokracisë, vizitoni faqen e Samitit për Demokracinë”.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb