Është çelur sot samiti i Diasporës ku një vend të panelit e zënë dhe miqtë e Shqipërisë.

Një ndër to Marie Van De Zyl, zëvendës presidente e “World Jewish Congress” vlerësoi thellësisht marrëdhënien e shqiptarëve me hebrenjtë.

“Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë gjatë holokaustit. Hebrenjtë me Shqipërinë kanë një marrëdhënie shekullore. Besa, është një fjalë e veçantë dhe e trashëguar. Jam krenare për arritjet e komunitetit hebre”, tha Van De Zyl.

Ndërkohë ajo kërkoi bashkëpunim mes diasporës. “Diaspora duhet të bashkëpunojë për të arritur objektiva. Myslimanët përballen me racizëm në vendet perëndimore por njerëzit nuk duhet të diskriminohen për shkak të besimit”, tha zëvendës presidentja e “World Jewish Congress e ftuar në samitin e diasporës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb