Kryeministri britanik Rishi Sunak ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G7, ku tha se nuk do të ndalet mbështetja ndaj Ukrainës.

“Ne nuk do të largohemi. Rusia duhet të dijë se ne dhe vendet e tjera jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm këtu dhe tani me burimet që i duhen për të mbrojtur veten, por edhe për një afat të gjatë”, tha kryeministri britanik.

Britani është një ndër vendet aleate të Ukrainës, ku e ka mbështetur atë përmes ndihmave financiare dhe ushtarake. Kujtojmë që këtë javë lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi Anglinë, ku u takua me homologun e tij Sunak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb