Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s, të cilët thonë se po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve “në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 gradë” i kërkon Rusisë të ndalojë luftën “menjëherë”.

“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë”, shton deklarata, duke përfshirë edhe kundër sulmeve kibernetike.

Udhëheqësit vlerësuan popullin e Ukrainës, të cilët thonë se kanë “frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë”.

Deklarata vazhdon duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina”.

Ajo i bën thirrje Bjellorusisë që të “t’i japë fundo bashkëfajësinë e saj” në pushtimin e Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: