Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, i cili është i pari që nga nisja e luftës në Ukrainë, është nisur për në Madrid.

Mësohet se delegacioni kryesohet nga kryeministri Rama dhe pjesë e tij janë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për  samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.  Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.  Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022”, njofton ministria e Jashtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb