Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson. Të dy krerët kanë diskutuar për sfidat përpara Samitit të NATO-s që mbahet javën e ardhshme.

Kryeministri grek e informoi homologun e tij britanik për mbështetjen e Greqisë në kursin europian të Ukrainës dhe dhënien e statusit kandidat. Gjithashtu Mitsotakis dhe Johnson ranë dakord të takohen në Madrid.

Nga ana tjetër kryeministri britanik ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb