Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Aldo Bumçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se PD përshëndet samitin historik të NATO-s dhe ftesën për Suedinë dhe Finlandën për tiu bashkuar Aleancës.

“Partia Demokratike përshëndet firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, që i hap rrugë antëarësimit të dy vendeve nordike në NATO.

Me krenarinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes që kurorëzoi anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e mbrojtjes kolektive më të sukseshme të globit, Partia Demokratike përshëndet zgjerimin e Aleancës drejt këtyre vendeve mike e demokratike, të rreshtuara qartë në anën e drejtë të historisë.

Fakti që Stokholmi dhe Helsinki i japin fund asnjanësisë së gjatë, është dëshmi e qartë se, pushtimi rus i Ukrainës është një kërcënim alarmues për të gjithë Europën dhe botën.

Si vend i Ballkanit, ku interesat dhe ndikimi rus janë rrezikshëm të pranishëm, Shqipëria duhet të jetë edhe më shumë e vëmendshme ndaj zhvillime të tilla.

Duke përshëndetur vendimin historik për zgjerimin dhe forcimin e NATO-s, dhe si vend anëtar, u urojmë mirëseardhjen Suedisë dhe Finlandës.

Partia Demokratike mbetet mbrojtëse e palëkundur e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike dhe e vlerave të saj të patjetërsueshme”, tha Bumçi.

“PD përshëndet samitin historik të NATO-s, dhe marrëveshjen 3 palëshe Suedi Turqi Finlandë që i hap rrugë anëtarësimit të vendeve nordike në NATO.

Me krenari dhe përgjegjsinë e qeverisjes që siguroi anëtarësimin në NATO të Shqipërisë PD përshëndet zgjerimine NATO-s drejtë vendeve mike të drejtuara në anën e drejtë të historisë. Dhënia fund e asnjanjësisë është një tregues se Rusia është një kërcënim shqetësues për Europën dhe Ballkanit.
Si vend i Ballkanit ku interesat dhe ndikimi rus janë rrezikshëm të pranishëm Shqipëria duhet të jetë edhe më e vëmendshme ndaj zhvillimeve të tilla duke mbështetur vendimin historik i urojmë mirëserdhjen Suedisë dhe Finlandës.

PD mbetet mbrojtëse e palëkundur e arkitekturës së sigurisë euroatlantike dhe e vlerave të saj të pakundërshtueshme”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: