TIRANË- Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.

“Shqipëria,- tha kryeministri, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”.

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb