BRUKSEL – Kreu i qeverisë Edi Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, ku është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Rama thotë se  Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Kryeministri shprehet se duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Statusi i plote

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm??

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: