Presidenti Ilir Meta është shprehur se vendimet e marra sot në samitin e NATO-s, e bëjnë Aleancën më të bashkuar dhe më të mbrojtur.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhjen në Aleancë vendeve nordike Suedisë dhe Finlandës.

“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO-s në Madrid, e bëjnë Aleancën tonë më të bashkuar, më të afërt, dhe të mbrojtur për t’u kundërpërgjigjur më shumë se ajo që është ajo që na kanosen!

Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.

Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë!, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: