Nga: ANILA JOLE*

TIRANE- Kryeministri grek Aleksis Tsipras nuk do të vijë në Tiranë për Samitin e ‘Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, SEECP, organizuar nga presidenti i republikës Bujar Nishani, i cili ka ftuar në takim presidentët dhe kryeministrat e Evropës Juglindore.

Sipas burimeve zyrtare shqiptare dhe sipas mediave greke, nuk ka gjasë që kryeministri Tsipras të jetë i pranishëm në këtë Samit dhe Athina do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm grek për çështjet evropiane, Nikos Huntis. Ndërkaq nga Maqedonia do të jetë i pranishëm ministri i Jashtëm Popovski, nga Kosova dhe Bullgaria do të jenë presidentët respektivë, ndërsa nga Turqia do të përfaqësohet me zëvendëskryeministrin e saj.

Ndërkaq kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se do të jetë në Tiranë për Forumin Ekonomik që do të mbahet në 27-28 maj, por ende jo për Samitin në fjalë. Samiti i SEECP do të mbahet në Tiranë, të martën më 26 maj 2015. Mungesa e Tsipras në këtë Samit, ashtu si e ministrit të jashtëm grek, në takimin e krerëve të diplo

macive të rajonit disa ditë më parë, dëshmon tensionin që ekziston së fundi në marrëdhëniet mes dy vendeve, për çështjen e kërkimit nga ana e Greqisë të hidrokarbureve në Jon.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: