TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit të liderëve të Ballkanit në samitin e Brdo-Brijunit. Ai tha se në takim u ra dakord për një angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë për të ruajtur paqen e sigurinë në rajon.

“U angazhuam për bashkëpunimin e ngushtë. Rajoni i Ballkanit ka pasur një ecuri pozitive. Angazhim i të gjithëve për paqe e siguri në rajon. Samiti i ardhshëm organizohet në Slloveni dhe besoj dhe me praninë e Guterres të cilin kemi vendosur ta ftojmë. Dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe mesazhet konstruktive por edhe të shpreh bindjen time se prezenca e presidentit të Polonisë por edhe e 2 presidentëve të dy vendeve themeluese është mjaft e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen edhe më shumë në ditët dhe javët e ardhshme nga vendet anëtare të BE”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb