Ka startuar sot Dimensioni Parlamentar i Samitit për Demokraci i iniciuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden i cili do të mbahet në datat 9-10 Dhjetor.Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një takim virtual të Dhomës së Përfaqësuesve përmes Partneritetit për Demokraci, tha se mesazhi kryesor ishte roli i padiskutueshëm i legjislativit si platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme të një kombi dhe vendi ku zëri i njerëzve duhet të dëgjohet.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve🇺🇸 Nancy Pelosi u shpreh se shekulli XXI po përball demokracinë me sfida të rëndësishme gjithandej ku edhe vetë SHBA-të nuk janë imunë ndaj këtyre sulmeve”

“Në kuadër të Samitit për Demokraci të iniciuar nga Presidenti i SHBA🇺🇸 Joe Biden i cili do të mbahet në datat 9-10 Dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve përmes Partneritetit për Demokraci (HDP) startoi sot Dimensionin Parlamentar të Samitit. Në seancën e hapjes mesazhi kryesor ishte roli i padiskutueshëm i legjislativit si platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme të një kombi dhe vendi ku zëri i njerëzve duhet të dëgjohet. Pikërisht për këtë arsye legjislativi është një nga garancitë më të forta të një demokracie. Siç me të drejtë e theksoi në fjalën e hapjes edhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve🇺🇸 Nancy Pelosi “shekulli XXI po përball demokracinë me sfida të rëndësishme gjithandej ku edhe vetë SHBA-të nuk janë imunë ndaj këtyre sulmeve”. Partneriteti ndërmjet parlamenteve është një mënyrë efikase për të mundësuar sundimin e demokracisë përkundrejt rritjes së tendencave autokratike në botë. Samiti për Demokraci do të ndalet në tre çështje kryesore:   Mbrojtja e demokracisë nga autoritarizmi; Lufta kundër korrupsionit; Promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut”- shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: