TIRANË

Ish-kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Tritan Shehu ka përshëndetur takimin në Samitin e Berlinit, i cili do të mbledhë të hënën përfaqësuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me një postim në “Facebook” , Shehu shprehet se rritja e interesit të Gjermanisë dhe Francës për Ballkanin në këto momente është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe njëherësh shpresëdhënëse për rajonin.

Postimi i plotë i Shehut:

Duke e pershendetur takimin e gjere te neserm ne Berlin, duke falenderuar Merkel e Macron, e konsideroj ate nje rritje te interesit te Gjermanise dhe Frances per Ballkanin Perendimor, nje zhvillim e ngjarje shume te rendesishme dhe shprese dhenese per Rajonin tone.

Fakti qe ata dy lidere i kthehen me force Rajonit tone ne keto momente te veshtira per BE, ne prag te zgjedhjeve europiane, por dhe gjithashtu:

—Kur interferenacat e jashteme negative drejt Rajonit tone jane shtuar per ta mbajtur ate larg BE-se.

—Kur problemet e brendeshme ne vendet tona, vecanerisht ato te lidhura me keq qeverisjen, nivelin e demokracise, kriminalitetin, trafiqet, drogen etj, jane bere shume shqetesuese.

—Kur qarkullojne teori e projekte te rrezikeshme sic eshte ai i shkembimit te territove, se pari midis Serbise e Kosoves, me rrenje nga nacionalizmat serbe.

Flet qe aspirata e jone europiane eshte perseri e gjalle e aktuale, jo vetem midis nesh, por dhe ne “zemer” te BE-se. Le te shpresojme se kete here “ballkanasit” aty do te sillen sa me shume si “europiane”, duke kuptuar qe integrimi nuk eshte dhurate, por proces jetik vlerash e standartesh te arritura vecse nga ne, per te ndihmuar te cilin Merkel e Macron organizojne ate “tryeze” te gjere.

Uroj gjithashtu qe te arrijne te kuptojne se vendet tona kane vetem nje te ardhme, ate europiane, duke u detyruar te pranojne aty se gjate procesit te integrimit ne duhet vecse te zhvleresojme gradualisht kufijte tane, per t’i zeruar ata neser si antare te BE-se, pa u futur ne aventura te rrezikeshme etniciteti. Dhe ndoshta dikush prej Ballkanit aty do te filloje te pranoje se demokracia bazohet te vota e lire, se pikerisht ne momente krizash shkuarja tek ajo, qofte dhe jashte radhe, vecse i “jep shendet” asaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb