Një nga dy klubet e qytetit të Genoa-s, Sampdoria, i ka kërkuar zyrtarëve të “Seria A” që të shtyjnë ndeshjen kundër Fiorentinës për shkak të tragjedisë e cila ndodhi dje në këtë qytet.

Kujtojmë se si pasojë e shembjes së urës Morandi në autostradë humbën jetën 39 persona.

Sampdoria e cila do të presë të dielën Fiorentinën për ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Seria A”, duket e trishtuar për këtë fatkeqësi. Në një postim në rrjetet sociale shihen lojtarët e këtij klubi që mbajnë heshtje në stërvitje për viktimat.

Si pasojë klubi vijon të jetë në pritje të një përgjigjje nga zyrtarët e ligës.

Këtë javë në “Seria A” të gjithë ekipet do të mbajnë një shirit të zi në krahë, ndërsa para çdo ndeshje do të ketë 1 minutë heshtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb